Maqedoni, parlamenti miraton qeverinë teknike

0

Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar me 95 vota dhe vetëm dy kundër, për krijimin e qeverisë kalimtare.
Miratimi i qeverisë së re u bë pas marrëveshjes së arritur midis 4 partive të mëdha politike në vend, e cila vendosi që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen më 11 dhjetor të këtij viti.
Me anë të marrëveshjes së arritur, Parlamenti i vendit do të shpërndahet më 12 dhjetor.
Opozita Maqedonase e cila nga sot merr pjesë në qeveri tha se ambicia e ministrave të ri në qeverinë teknike është krijimi I kushteve për të organizuar zgjedhje ku nuk do të dhunohet vullneti i qytetarëve.

Comments

comments