Lirohen përfundimisht të akuzuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve

0

Gjykata e Apelit e Malit të Zi ka konfirmuar lirimin e tetë ish-anëtarëve të Ushtrisë Jugosllave për vrasjen e 15 refugjatëve shqiptarë nga Kosova në fshatin Kaluđeraski Laz, afër Rozhajës, në prill të vitit 1999, njofton radio Europa e Lirë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit të Malit të Zi me 8 dhjetor ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorise se Larte Publike – Departamenti për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe krimet e luftës dhe la në fuqi vendimin e Gjykates së Lartë në Bijelo Polje të 30 dhjetor 2013.

Me këtë vendim anëtaret e akuzuar të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, Predrag Strugar, Barjaktaroviq Momcillo, Labudović Petar, Aco Knezheviq, Radniq Branislav, Boro Novakoviq, Bojovic Miro dhe Djurashković Radomir u liruan nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve.

Gjatë procesit gati pesë-vjeçar të akuzuarit ishin akuzuar për herë të parë me vdekjen e 23 njerëzve, numër i cili është reduktuar më pas në 15 sepse është gjetur që tetë persona kanë vdekur më herët.

Personat e vrarë ishin civilë nga shqiptarët e Kosovës që në vitin 1999 u përpoqën të gjejnë shpëtim në Mal të Zi, ku u priten nga Ushtria e Rebulikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme.

Comments

comments