Lidhja Demokratike në Mal të Zi shënoi 25 vjetorin e themelimit

0

Subjekti i parë politik shqiptar në Mal të Zi, Lidhja Demokratike, shënoi sot 25 vjetorin e themelimit.

Në koktejin e rastit të mbajtur në hotelin “Mediteran” ishin të pranishëm zyrtarë dhe simpatizantë të partisë si dhe përfaqsues të partive tjera.

Në festim nuk morën pjesë përfaqsues të degëve të Malësisë, Plavës-Gucisë dhe Rozhajës, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë për, sic thonë ata, uzurpim të postit ë kryetarit dhe refuzim të mbajtjes së kuvendit zgjedhor.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi u themelua me 9 shtator në Malësi, dhe si kryetar u zgjodh Mehmet Bardhi.

Comments

comments