Lamtumirë Nokia: Emri i kompanisë finlandeze shkon në histori

0

Gjigandi Amerikan Microsoft ka vendosur që emrin e brendit Nokia ta shpiejë në histori, më pak se një vit pasiqë e përvetësoi prodhuesin finlandez të celularëve.

Në fakt, smartphone të Microsoft-it më nuk do mbajnë emrin “Nokia Lumia” por “Microsoft Lumia”, lajmëron kompania amerikane, e cila në prill të këtij vit e bleu repartin e kompaninë së Nokias e cila merret me prodhimin e celularëve me 7,2 miliardë dollarë.

Vendimi më i ri i Microsoft-it vjen edhe pranë faktit se u detyrua që gjatë periudhës dhjetëvjeçare do mbajë emrin e brendit Nokia për celularët e vet.

Siç përkujton BBC, Microsoft momentalisht po kalon në një proçes të riorganizimit të punës, pasiqë drejtori ekzekutiv Saita Nedela, në korrik paralajmëroi ndërprerjen e 18.000 venedve pune në mbarë botën.

Comments

comments