Lajmet më të lexuara në vitin 2014

0

Portali ynë ka shume pak kohë që ka filluar, dhe si minoren që është, akoma ndoshta nuk e ka arritur qellimin parësor. Qëllim që nuk është aspak i lehtë për tu plotesuar, duke analizuar situatën e përgjithshme të vendit ku jetojmë. Cili është ky qëllim?

Qellimi si gjithmonë eshte informimi. Por jo informim me racion, as me presion, por vetëm me pasion! Thonë qe pasioni zvoglohet në moshen madhore, kështu qe nuk është edhe keq të jesh minoren!

E pasi e lamë pas një vit që për shqiptarët ka pasur edhe të mirat por dhe të këqijat e veta, po bëjme një përmbledhje të shkurtër të lajmeve më të lexuara në portalin tonë.

Servantesi-dhe-Dulcinea-Ulqin

 

Lajmi mbi shfaqjen e dramës “Servantesi dhe Dulcineja” , ashtu si edhe vete drama, ngjalli shumë interes nga lexuesit tanë. Kjo jo vetëm per faktin e vetë shfaqjes por edhe për gjërat që shtjellonte artikulli në lidhje me këtë dramë. Disa kritikonin, disa pajtoheshin por interesimi ishte mbreslënës.

irish

 

Poashtu edhe ngjarja që ndodhi ne lokalin “Irish pub” , ku një malazias i dehur provokonte shqiptarët, ka bërë bujë si në qytet ashtu edhe në media. Duke mos anashkaluar as portalin tonë natyrisht. Rezultati? Cudia më e madhe tre ditë zgjat! Nëse ishte cudi.

 

 

Lajm tjetër pashtu mjaft i lexuar ishte lajmi për themelimin e TV Ulqinit. Tashmë ka dalë tenderi dhe pritet që televizioni të filloje punë aty ka mesi i vitit tjeter. Por mesi i bie diku aty ka mesi i sezonit turistik!Ndoshta pas sezonit atëherë.

bus1_2143347b

 

Fatkeqësisht, ndër lajmet më të lexuara shpesh hyjnë ato lajme për të cilët as nuk duam të ndëgjojmë.Aksidenti i përmbysjes së autobusit nga Shqiperia në rrugen Tivar – Ulqin, ku humbi jetën një vajze e re, ngjalli shumë interes nga lexuesit. Shpresojmë që në vitin që vjen të mos kemi asnjë lajm të tillë por vetëm lajme të mira.

646

 

Si ai i nenshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e akuaparkut për shembull. Një tjetër lajm mjaft i lexuar. Ndërtim që do ti japë nje dimension tjetër sezonit turistik ne Ulqin? Le të shpresojmë.

E deri atëhere, na ndiqni cdo dite!

Comments

comments