Kuvendi kalon ligjin për Komunën e Tuzit

0

Kuvendi i Malit të Zi në seancën e sotme me 42 vota pro miratoi plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për organizimin territorial, me të cilin Tuzi parashihet të jetë komunë me të drejta të plota.

Me ndryshimet e ligjit po ashtu parashihet formimi i Këshllit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionojë pa probleme. Detyrë e këtij këshilli do të jetë edhe organizimi i marrëdhënieve me komunat e tjera, kufizimi territorial dhe ndarja e pasurisë.

Formimi i Komunës së Tuzit, cka pritet të ndodh në shtator të vitit 2018, është një nga kushtet më të rëndësishme të koalicionit “Shqiptarët të vendosur” për përkrahjen e Qeverisë.

Comments

comments