Kuvendi Komunal: Miratohet vendimi për foshnjore, komuna përfiton 270.000 euro

0

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal u miratua vendimi për transferimin e të drejtave të shfrytëzimit të tokës për ndërtimin e foshnjores.

Falë dy këshilltarëve të Forcës, Genci Nimanbegut dhe Xhaudet Cakulit, të cilët gjashtë muaj më parë nuk e votuan vendimin, tani u bë e mundur që Ministria e Financave tia kompensojë tokën komunës në formën e kontributeve të pa paguara të puntorëve. Para gjashtë muajsh kjo tokë do të jepej falas, dhe komuna nuk do të përfitonte asgjë, kurse tani Ministria do ti llogarisë afro 270.000 euro në formë të kontributeve për puntorët.

Foshnjorja do të financohet nga mjetet e Bankës Europiane për Zhvillim.

Pikë tjetër më rendësi ishte ajo të emërtimit të rrugëve dhe bulevardeve, por e cila duhet të presë pëlqimin e Ministrisë së Kulturës. Sic mëson portali ynë, kjo ministri ka kërkuar nga kryetari i kuvendit Fuad Haxhibeti që ti dorëzohet komplet dokumentacioni me qëllim shqyrtimin dhe dhënien e pëlqimit.

Këshilltarët e partive serbo-malazeze kanë qenë ashpër kundër këtyre propozimeve, dhe nuk dihet se si do të jetë vendimi i ministrisë.

Duke u nisur nga përvojat e mëparshme, ka shumë mundësi që të jetë negativ.

 

Comments

comments