Kush është xhihadisti shqiptar që kërcënoi Shqipërinë dhe Kosovën (video)

0

Një ditë më parë, në një video ku shfaqeshin anëtarë shqiptarë të ISIS, ka patur një kërcënim të drejtëpërdrejt për Shqipërinë dhe Kosovën. Në videon në fjalë shfaqet edhe Almir Daci, por kush është ky person?

Daci është nga fshati Leshnicë i Pogradecit dhe rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe rekrutim të personave të ndryshëm.

Për herë të parë emri i tij u përmend nga të afërm të Denis Hamzajt, të riut nga Pogradeci që humbi jetën një vit më parë në Siri.

Almir Daci ka ushtruar detyrën e imamit në xhaminë e fshatit Leshnicë dhe sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai ka luajtur rol aktiv në rekrutimin e të rinjve drejt Sirisë.

Gjithashtu, Almir Daci njihet edhe si një prej personave që ka influencë të madhe në strukturat e ISIS.

 

/albeu/