Kumtesë për media: Forca uron 7 Marsin

0

Forca e Re Demokratike ka dërguar një kumtesë për media me rastin e festës se 7 Marsit. Kumtesën po e japim të plotë.

 

Kumtesë për media

URIME 7 MARSI – DITA E MËSUESIT

Kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu uron të gjithë mësimdhënësit shqiptarë me rastin e 7 marsit- Ditës së mësuesit, kësaj dite të madhe për arsimin shqip.

Dita e mësuesit është rasti më i mirë për të falenderuar të gjithë mësimdhënësit që me vite të tëra dhanë kontributin e vetë me shumë sfida dhe sakrifica për të edukuar brezat e rinj dhe për të ruajtur gjuhën tonë amtare.

Të gjithëve ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë.

 

Me respekt,

Kryetar i Forces se re demokratike

Nazif Cungu

Comments

comments