Kujdes! Një virus i ri qarkullon në Facebook

0

Edhe një virus tjetër është aktual në Facebook. Nëse ndonjë nga miqtë ju ka bërë “tag” ndonjë foto ose video pornografike, mos klikoni.

Për këtë virus, thuhet se është një program keqbërës që futet në kompjuter dhe “vjedh” të dhëna mjaft të ndjeshme. Më pas ky virus mund të kalojë nga një kontakt në tjetrin nëpërmjet chat-it. Duhet bërë kujdes nga ata që përdorin Facebook në telefon sepse virusi mund të futet edhe në të dhënat e tij.

Si të mbrohemi?

Para së gjithash, ekspertët thonë që të evitoni klikimin në “link”-e që ju duken të çuditshëm. (Pyesni vetën nëse mund t’ju bëjë “tag” ky mik në video apo foto porno?). instaloni ndërkohë ndonjë antivirus të mirë dhe që ka të dhënat e fundit. Më pas përdorini fjalëkalime me miqtë tuaj në Facebook. Mirë është që të bëni një status në faqen kryesore ku të thoni se ju nuk keni shpërndarë asnjë foto apo video dhe kërkojuni miqve të mos hapin gjëra të çuditshme të shpërndara nga ju. “Janë pak gjëra që mund të shpëtojnë kompiuterin ose telefonin tuaj” – thonë ekspertët.

Comments

comments