Forca uron Vokrrin me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA

0

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, me rastin e pranimit të saj në organizatën europiane të futbollit, UEFA.

“Kam nderë dhe kënaqësi që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe emirn tim personal t’ju uroj pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si anëtare e 55 e asociacionit të futbollit të Europës.

Për të gjithë botën shqiptare pranimi i Kosovës në UEFA është shumë emocionues, prandaj pranoni urimet tona më të sinqerta JU dhe mbarë populli i Kosovës.”, thuhet në urimin e Forcës së Re Demokratike

Comments

comments