Kryetari Cungu takohet me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale Nr2

0

Sot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu filloi turin e takimeve me kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Ulqinit.

Fillimisht takimi nisi me përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale nr.2, si Bashkësia Lokle më e madhe në qytetin tonë. Kryetari i kësaj BL, Nexhat Lajka dhe  Kadro Axhemoviqin përshëndetën nismën dhe veçuan një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen banorët e BL.

Sipas tyre vemendje më e madhe duhet kushtuar ujrave atmosferik, grumbullimit dhe sistemimit të tyre, hapja e shahtave, por edhe çeshtje të tjera që kanë të bëjnë me pastërtinë siç është pazari i egër në lokalitetin e Totoshit, shitja vend e pavend, rregullimi i vazove nëpër qytet,  kontenierët, rregullimi i disa shtyllave në drejtim të zonës industriale, çështja e qenjve endacakë, parkingu dhe çështje të tjera.

Kryetari Cungu me bashkëpunëtorët e tij jovetem që evidentoi të gjitha shqetësimet e shprehura, por tha se një grup i zgjeruar nga udhëheqës të  sekretariateve  komunale, ditën e premte do të dalë në terren dhe në takimin e drejtëpërdrejtë me strukturat udhëheqëse të BL do të ndërmarrë masa konkrete.

Ai edhe me këtë rast veçoi që intervenimet do të jenë të shpejta, dhe do të   bëhet çdo gjë që shumë nga problemet e ngritura të zgjidhen para fillimit të sezonit turistik.

 

Comments

comments