Kryebashkiaku i Strugës: Nëse nuk pranohet gjuha shqipe, do ta ndajmë Maqedoninë

0

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, njëherësh kryetar i LR-PDSH-së, ka komentuar propozimin e LSDM-së, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten. Nëse nuk pranohet gjuha shqipe, atëherë ai thotë se do të duhet ndarja e Maqedonisë në dy njësi federative, ku në njërën të flitet shqip, e në tjetrën maqedonisht. “VMRO nuk pranoka gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në tërë Maqedoninë. Për hir të së vërtetës edhe ne se duam të dytë, por të barabartë me maqedonishten në tërë Maqedoninë. Jemi të gatshëm të bëjmë një kompromis. Nqs s’e doni të barabartë shqipen dhe maqedonishten në të gjithë Maqedoninë, atëherë e ndajmë Maqedoninë në dy njësi federative. Një shqipfolëse, një sllavishtfolëse…”, shkruan Ziadin Sela në “Fb”. Por lidhur me këto deklarata ka reaguar sot edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, duke u shprehur kundër dygjuhësisë në të gjithë territorin e
Republikës së Maqedonisë. “Barazimi i gjuhës maqedonase me shqipen në të gjithë Maqedoninë, për VMRO-DPMNE, është absolutisht i papranueshëm”, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Comments

comments