Komuna paguan faturën e tubimit të PDS-së në Katërkollë?!

0

Sot, e përditshmja „Vijesti“, bëri të ditur se Partia Demokratike e Socialistëve nuk ka paguar akoma faturën e bërë gjatë ditës së tubimit që kryeministri Gjukanoviq pati në Katërkollë me simpatizuesit e vet dhe njoftoi se këtë faturë kanë ndër mend ta pagujnë me të hollat e arkës së Komunës së Ulqinit, gjë që bie në kundërshtim edhe me ligjin.

Bëhet fjalë për  shumën prej 2290€, të datës 27 shtator të këtij viti, të lëshuar nga Cafe-Bar „Dodona“ në Katërkollë. Lloji i shërbimit, sipas kësaj fature, është cilësuar „kokteji, me rastin e vizitës së M. Gjukanoviq-it“.

Llogaria në fjalë ka hyrë në Komunën e Ulqinit më datë 18.10.2016 dhe është e nënshkruar nga Sekratari për Financa pranë kësaj Komune, Sead Osmanoviq, i cili për televizionin Teuta u shpreh se artikulli në fjalë është i pavërtetë dhe se kjo faturë nuk ka hyrë në Komunë dhe as që do paguhet me paratë e Komunës. Ai shtoi se Kryeministri Gjukanoviq nuk ka qëndruar fare në lokalin në fjalë, por nga „Vijesti“ pohojnë se pronari i lokalit ka konstatuar që në lokalin e tij „nuk ishte kryeministri Gjukanoviq, por ishin të tjerët“.

Sa i përket kryetarit të Këshillit Komunal të PDS-së Loro Nrekiq, pasi u informua për rastin në fjalë, ai tha se shuma përbën 229€ e jo 2290€. Ai pranoi faktin se në lokalin „Dodona“  kishte tubim, por shtoi se dukush tenton  që me këto veprime të dëmtojë partinë e tij.

Kryetari i Komunës, Nazif Cungu, sqaroi se nuk ka nënshkruar asnjë llogari dhe nuk është në dijeni për çfarë  fature bëhet fjalë.

Comments

comments