Komuna: Hajdukoviq tentonë të mashtrojë opinionin. Prona është e Komunës

0

Reagimi i Komunës së Ulqinit në lidhje me tekstin e djeshëm në gazetën ditore “Dan”, të titulluar “Cungu rrënon në baza nacionale”.

Në tekstin e lartpërmendur janë dhënë disa informata të pavërteta për të cilat jemi detyruar të reagojmë:

Mbas thirjes së  qytetarëve  më datën 04.03.2017,Policia Komunale e Komunës së Ulqinit , bëri shënimin  zyrtarë  lidhur me  vendosjen e  shtyllave  nga ana  Hajdukoviq Dushan ,në lagjen Fusha e Ulqinit.

Më 06.03.2017 i është  dërguar  shkresë Sekretariatit  për mbrojtjen e  pasurisë nr.07-60/17 ku kemi kërkuar  të dhëna  për pronësinë  e parcelës në fjalë.

Më 21.03.2017 na është kthyer  përgjigja  nga Sekretariati për mbrojtjen e  pasurisë  ku na njoftojnë   që par,kadast. Nr .190/1 dhe 190/3  e rregjistruar në FP.nr.3.Fusha e Ulqinit , është pronë  e Shtetit  të Malit të Zi-respektivisht e Komunës së Ulqinit.

Më 29.3.207 është bërë procesverbali  në hapsirat e  e Policisë Komunale  në prezencë të  palës ku është konstatuar  që Hajdukoviq Dushan  ka vendosur shtylla betoni dhe  parmakë hekuri  në tokën e komunës  pa lejen  e organeve kompetente  të komunës . Nisur nga kjo  të njëjtit  i është dhënë  urdhër  që brënda dy ditësh  ti mënjanojë objektet  në fjalë.

Më 03.04.2017 në procesverbalin  për vizitën kontrollore  është konstatuar  që Hajdukoviq Dushan nuk ka  vepruar sipas  urdhëresës  nga procesverbali i datës 29.03.2017,andaj  për këtë  është sjellë  aktvendimi  për  mënjanimin e tyre.

Më 10.04.207 i është dërguar kërkesa  nr.07-56/17 Prokororisë në Ulqin  për  ndjekjen penale ndaj Hajdukoviq Dushan .

Më 19.05.2017. është njoftuar pala , që më 29.05.2017 me fillim në ora 10 do të realizohet  aktvendimi .

Gjatë  ekzekutimit kemi  hasur në  pengesë  nga ana e Hajdukoviq Dushan  dhe personave të tjerë  të cilët  fizikisht  kanë bllokuar  rrugën  me automjete.

Nisur nga këto të dhëna ,hedhim  poshtë pohimet  e Z. Hajdukoviqit  i cili mashtron  opinionin  për gjoja pronësinë  e  tokës   së lartëpërmendur.

E rikujtojmë personin në fjalë që me  dispozitat ligjore  e drejta e pronesisë  arrihet me rregjistrimin  në  kadastrën  e patundshmërisë , andajPolicia Komunale  në afat sa më të shkurtër përsëri  do të  tentojë të  ekzekutojë  aktvendimin në prezencë  të pjestarëve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme sepse është  obligim  i Komunës që të  mbrojë pronën e saj , vecmas  rrugët publike  dhe  hapsirat e tjera publike ,  derisa kemi të bëjmë me pronën e komunës.

Nga faktet  e prezantuara më lartë  shihet qartë se në rastin konkret  as që  bëhet fjalë  për  diskriminim  në baza nacionale ,  por vetëm  të kryerjes së obligimeve  të organeve  të administratës lokale.

Policia komunale  dhe organet etjere  te administaratës lokale  dhe në  periudhen e  ardhshme , pa mare parasyshe  opstruksionet  e ndryshme , do të vazhdojë  të përmbushë  obligimet që me ligj i janë  dhënë në  kompetencë.

Comments

comments