Komuna e Ulqinit: Thirrje publike

0

Komuna e Ulqinit ka shpalluar thirrje publike për propozime të kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Vetëqeverisjes Lokale, e cila do të jetë e hapur deri më 1 Gusht 2014. 

Më poshtë është thirrja e plotë:

 

THIRRJE PUBLIKE

Institucioneve profesionale, organizatave, organizatave joqeveritare, shoqatave profesionale, bashkësive lokale, asociacionit të pushtetit lokal dhe qytetarëve
që në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të
Dorëzojnë propozimet
e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale
Këshilli për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale ka kryetarin dhe 6 (gjashtë) anëtarë.
Anëtar i Këshillit mund të zgjidhet një person nga radhët e qytetarëve të shquar të Komunës së Ulqinit dhe ekspertët nga fusha të rëndësishme për vetëqeverisjen lokale.
Anëtar i Këshillit nuk mund të zgjidhet:
-deputeti apo këshilltari,

-funksionari lokal, eprori i organit të administratës lokale dhe udhëheqësi i shërbimit publik,

-personat e zgjedhur dhe emëruar në Qeverinë e Malit të Zi dhe organet e administratës shtetërore,

-funksionarët dhe anëtarët e organeve të partive politike (kryetarët e partive, anëtarët e kryesive,
zëvendësit e tyre, anëtarët e këshillave ekzekutive dhe kryesore, si dhe funksionarët e tjerë partiakë),
-personat e dënuar penalisht me aktvendim të formës së prerë për vepra penale kundër detyrës
zyrtare, pa marrë parasysh sanksionin e shqiptuar, apo janë dënuar përfundimisht për ndonjë vepër tjetër penale me burg më shumë se 6 (gjashtë) muaj.

Propozimet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale të dorëzohen Kuvendit të Komunës së Ulqinit – Këshillit për zgjedhje dhe emërime.

Kjo Thirrje publike do të publikohet së paku në një gazetë ditore, përmes TV Teutës – Ulqin, përmes ueb site të Komunës së Ulqinit prej, më 17.07. 2014 deri, më 01.08. 2014.

KËSHILLI PËR ZGJEDHJE DHE EMËRIME
K R Y E T A R I
Xhaudet Cakuli

Comments

comments