Komuna e Ulqinit organizon mbrëmje donatore për KF Otrant –Olimpik

0

Më 29 gusht në ambientet e hotelit Olimpik, komuna e Ulqinit organizon mbrëmjen donatore në mbështetje të KF Otrant –Olimpik. Në mbrëmje janë ftuar përfaqësues të institucioneve afaristë dhe sipërmarrës të fushave të ndryshme, pronarë të plazheve, dhe dashamirë të sportit. Në sezonin e shkuar të rinjtë e tubuar rreth Klubit Futbollistik Otrant –Olimpik na dhuruan ndeshje mbresëlënese dhe fitore të njëpasnjëshme që na mbushen me krenari. Edhe këtë sezon klubi e ka nisur mbarë. Komuna e Ulqinit gjatë pushimit veror ka ndermarrë një sërë aktivitetesh në përmirësimin e kushteve në ambientet sportive të klubit.Mirëpo kjo dhe funksionimi normal kërkojnë mjete të konsiderueshme. Komuna është e bindur që thirjes për të ndihmuar KF Otrant –Olimpik edhe këtë rradhë do ti përgjigjet një numër i madh i afaristëve të qytetit tonë. Mbëmja e donatorëve do të jetë dhe një rast i mirë për të falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë sportin dhe të rinjtë tanë të talentuar por, dhe për të evokuar kujtime nga sporti i futbollit në Ulqin i cili ka një traditë të gjatë.

Comments

comments