Komuna e Ulqinit ndihmon klubin Otrant-Olimpik

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit, ne bazë te marrëveshtjes me zyrtarët e klubit të futbollit të Ulqinit, siguron shumën prej 10.000,00 EUR e cila garanton fillimin e mbarë të përgaditjeve për sezonin 2016-2017 dhe pjesëmarrjen në Ligën e II të Malit të Zi. 

Me ane të këtij vendimi krucijal për sportin e qytetit tonë, sigurohen mjetet për zhvillim të qendrueshëm të futbollit si sport prioritar i Komunës sonë.

Në vijim, kryetari Cungu me bashkëpunëtorët e tij do të jenë aktiv me qëllim sporti si nje degë me rëndësi për të gjithë qytetarët e Ulqinit të gëzojë trajtimin ashtu siç edhe e meriton duke marrë parasysh se ato janë dhe do jenë gjithmonë ambasadoret më të rëndësishëm të Komunës sonë.

Duke marrë parasysh situatën finansiare jo të favorshme të Komunës së Ulqinit, i behet apel kompanive shtetërore, private dhe ayre përfaqësuesve të diasporës që në bazë të mundësive që kanë, ti ndihmojnë KF Otrant-Olympic i cili ka nevojë për përkrahje finansiare, logjistike e me së shumti atë morale.

 

Comments

comments