Interesim për Ulqin nga Jordani

0

Dje në Komunen e Ulqinit në një vizitë pune me nënkryetarin Mavriq qëndroi përfaqsuesi i kompanisë Jordaneze Z. Moafaq Ta’amneh, e cila merret me transport dhe logjistikë të pemëve dhe perimeve brenda dhe jashtë Europës.

Tema e takimit ishte informative, për mundësinë e marrjes së tokës së Komunës me qera për kultivimin e perimeve, të cilat do eksportoheshin me gjatë në Jordan nëpërmjet portit të Tivarit. Nënkryetari Mavriq dhe përfaqsuesi i Zyrës përr marrdhënie ndërkombëtare dhe projekte Latif Haxhibrahimi, ju prezantuan të pranishmeve benefititet të cilat Komuna e Ulqinit iu ofron investitorve për investim në bujqësi, si qiradhenia e tokës, tatimet etj.

Njëherit u promovuan edhe kushtet klimatike për rritjen e perimeve në këtë zonë. Poashtu u bisedua edhe për nevojen e hapjes së pikes së grumbullimit te asortimanit prodhues, si dhe mundesia e plasimit të prodhimeve bujqësore në shtetet e rajonit dhe shtetet e lindjes.

Pas takimit në Komunë, për vizitorët në fjalë u organizua edhe një vizitë në tokën e Komunës në Zogaj, ku mund të bindeshin direkt na kushtet e ofruara për bujqesi. Në të ardhmen do te merren analizat e tokes bujqësore nq bazë të së cilave do të definohet edhe se cilat produkte mund të kultivohen dhe cili është tregu i shitjes së tyre.

Comments

comments