Komedi skandaloze. Me 20 euro bllokojnë me qëllim ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë

0

Disa firma që për 20 euro kanë blerë dokumentacionin e tenderit për ndërtimin e rrugës Ulqin-Krythë, jane duke bërë opstruksion që ndërtimi i kësaj rruge të mos fillojë.

Sic shkruan portali “Vijesti”,  tri ditë përpara hapjes së ofertave të tenderit, firma “Lotus Project” e regjistruar për konsultime shkencore, i bëri ankesë Komisionit shtetëror për kontrollin e prokurimeve publike. Por pasi bashke me ankesën nuk kishte dorëzuar vërtetim për pagesën e 8 mijë eurove të duhura, Komisioni sipas ligjit duhet të vendos brenda 15 diteve. Për marrjen e vendimit u desh që palet të presin edhe 30 ditë te tjera, kohë që iu desh Komisionit të refuzojë ankesën sepse nuk ishin paguar 8 mijë eurot.

Drejtoria për komunikacion caktoi 23 prillin si datë të re per hapjen e ofertave. Kësaj radhe ankesën e bëri firma që vetëm një ditë para afatit të caktuar për dorëzimin e ofertave me 20 euro kishte blerë dokumentacionin dhe të njejtën dite bëri edhe ankesën.

Bëhet fjalë për kompaninë “ACME” nga Podgorica, e themeluar në vitin 2011 dhe e regjistruar si kompani për riparimin e kompjuterave. Pronari i saj është Stojan Knezheviq.

Se e gjithë kjo është një komedi e inskenuar në dëm të qytetarëve të Ulqinit dhe komplet banoreve të kësaj zone, e deshmojnë edhe faktet e mëposhtme.

Sipas informatave jozyrtare që ka “Vijesti” Knezheviq është kumbarë i Milosh Bogdanoviq, pronar i firmës “Tehnoput MNE” e cila konkuron për këtë punë. Knezheviq e konfirmoi se e njeh Bogdanoviq por mohoi të jenë kumbarë.

Cilat jane arsyet e vërteta dhe cfarë fshihet tamam pas kësaj loje vështirë të thuhet, por ky teatër tregon ndoshta më shumë se cdo gjë se si funksionon shteti i Malit të Zi.

Drejtori i Drejtorisë për komunikacion Savo Paraca, e quajti këtë si sjellje të papërgjegjshme me të cilën duhet të merren organet përkatëse. Sipas tij, përfqsuesit e EIB, e cila e financon këtë investim prej 9 milion eurosh, nuk e kuptojnë se cpo ndodh por se po mundohen t’iu sqarojnë situatën.

Ka shume mundësi që derisa këto të sqarohen, investimi të tërhiqet fare. Por kësaj rradhe të paktën qytetarët e kanë të qartë se nga vijnë opstruksionet.

 

Bogdanoviq & Knezheviq

Ne foto: Knezheviq dhe Bogdanoviq

Comments

comments