Klubi i taekwondo-s Ulqini merr 20 medalje në turneun në Kroaci

0

TAEKWONDO TEAM ULQINI

Taekwondo Ulqini kthehet me dy 🏆 trofe 🏆 nga Kroacia.

Gjatë vikendit të shtunën dhe të dielën në ishullin e Korçullës në Kroaci u mbajtë turneu ndërkombëtar dy ditorë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne u paraqitën afër 400 garues nga 8 vende dhe 30 klube. Ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 17 garues në të dy diciplinat. Suksesi për ekipin e Ulqinit ishtë gjithësejt 20 medalje të fituara, prej tyre 8 të arta, 6 të argjendit, 6 të bronzit dhe dy kupa.

Në diciplinën KYORUGI (ndeshjeve) të suksseshën ishin këto garues:

🥇Arta Ismailaga

🥇Amella Nuti

🥇Enis Kurti

🥇Merisa Malokraja

🥈Amar Bakalli

🥈Medina Kanacevic

🥉Sara Kraja

🥉Harun Dervishi

🥉Amra Dushku

Në diciplinën  POOMSAE (formave).

🥇Amra Dushku

🥇Medina Kanacevic

🥇🥈Sumeja Bisha

🥇🥈Dion Mustafa

🥈Bledar Kasmi

🥈Sara Kraja

🥉Enes Dushku

🥉Vesa Dervishi

🥉Arta Ismailaga

Në rënditjen përfundimtare Klubi i Taekwondo-së Ulqini në bazë të pikëve të grumbulluara zuri vendin e dytë në kategorinë e kadetëve të rinjë dhe vendin e tretë në diciplinën e Formave.

Falenderojmë prindërit për përkrahjen si dhe sposnsorët të cilët na lehtësuan udhëtimin në këtë aktivitet sportiv.