Klubi i Taekwondo-s Ulqini kthehet me 6 medalje nga Zrenjanini

0

TAEKWONDO ULQINI

Gjatë vikendit me datë 03.03.2018 në Zrenjanin u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë afër 600 garues nga 9 vende. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u përfaqësu me 6 garues ku të gjithë ishin të suksesshëm.

Rezultati për garuesit e Ulqinit ishte: 4 medalje të arta dhe 2 argjendi. Me medalje të arta u kurorzuan këto garues.

🥇Sumeja Bisha

🥇Dion Mustafa

🥇Fiona Kraja

🥇Bledar Kasmi

Medalje argjedni fituan garueset:

🥈Amra Dushku

🥈Medina Kanaqi

Falenderojmë sponsorët që mundësuan këtë aktivitet sportiv, Tapacir Kurti, Kurti Ulcinj, Mastering si dhe prindërit e garuesve. Ju faleminderit.