Klubi i karatesë “Rei” shkëlqen në turneun “Nikshic Open 2015”

0

Klubi i karatesë “Rei” doli i dyti në renditjen e përgjithshme të turneut ndërkombëtar “Nikshic Open 2015”

Karate Club “Rei”, në këtë turne që u mbajt të dielen me 27 shtator, mori pjesë me 12 garues, kurse i në të gjithë turneun morën pjesë mbi 20 klube.

Garuesit e këtij klubi arritën të sjellin 16 medalje, ku prej tyre 11 medalje të arta dhe 5 medalje bronzi. Nga këto 8 medalje të arta u fituan në luftrat individuale, 2 medalje të arta në luftra ekipore dhe 1 medalje e artë në Kata ekipore. 4 medalje të bronzta u fituan në luftra dhe kata individuale kurse njëra në luftra ekipore.

Vendi i parë në turne i takoi KK Bar, vendi i dytë KC Rei kurse vendi i tretë KK Budva.

Një arritje tjetër ishin garuesit Adonis Markashi dhe Andrea Dragojeviq, të cilët u shpallen garuesit më të mirë të turneut “Nikshiq Open 2015”.

Me këto arritje K.C “Rei” edhe njëherë dëshmon se është një ndër klubet më të suskseshëm në qytet.

 

 

Comments

comments