Klerikët shqiptarë, në numrin e fundit të “Charlie Hebdo”

0

Në numrin e revistës satirike Charlie Hebdo, është edhe një karikaturë që ndërlidhet me shqiptarët.

Gazeta satirike me tirazh të rregullt prej 60 mijë kopjeve, kësaj here është shtypur në tre milionë kopje. Raportohet se në Francë – numri special i përgatitur pas sulmeve terroriste në Paris, kundër kësaj reviste – është shitur në kohë rekorde prej gjysmë ore.

Numri i ri është shtypur në gjuhën angleze, spanjolle, italiane, arabe dhe atë turke.

Në marshin e solidaritetit me viktimat e sulmeve terroriste të javës së kaluar, të dielën morën pjesë edhe përfaqësuesit e katër besimeve zyrtare të Shqipërisë.

Ata kanë ecur të katërt rrugës të kapur prej dore, të cilët janë duartrokitur dhe brohoritur: “Bravo! Bravo”.

Charlie Hebdo                     charlie01

Comments

comments