KKSH: Kosova dhuron tekste shkollore për nxënësit shqiptar

0

                                 DEKLARATË PËR SHTYP

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka pranuar sot donacion nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës, librat: “Abetare”, “Abetare Pune” dhe “Libër për mësuesin”. Me këto libra, nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, punojnë prej disa vitesh. Tashmë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë në Mal të Zi, kanë mundësi të punojnë me të njëjtat mjete pune.

Donacionin, kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegut, ia ka dorëzuar në emër të MASHT-it, zëvendësministri, z. Agim Bërdyna.

Kryetari Nimanbegu e ka falenderuar MASHT-in për donacionin e bërë, duke shprehur kënaqësinë që nxënësve tanë u është dhënë mundësia që tani e tutje të mësojnë nga një abetare e vetme, e unifikuar për të gjithë shqiptarët.

KKSH-ja, në vazhdimësi, do bëjë shpërndarjen e librave për secilin nxënës dhe mësimdhënës në shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Shërbimi për informim

Comments

comments