Kavariq nesër në Tiranë

0

Ministri i Ekonomisë Vladimir Kavariq do të takohet nesër në Tiranë me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik , Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj .

Sipas deklaratës nga Ministria e Ekonomisë , temat e bisedimit ndërmjet Ahmetaj dhe Kavariq do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit rajonal në projekte me interes të përbashkët, duke bërë të mundur konkurrencën e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit të aktivitetit ekonomik në rajon.

 

“Qeveria e Malit të Zi ka vlerësuar si projekete me rëndësi te vecantë rajonale:  Gazsjellësin Jon – Adriatik , autostradën Adriatik-Jon dhe hekurudhën Beograd- Tivar. Takimi në Tiranë është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal për të forcuar lidhjet e ndërsjellta ekonomike në projektet më të rëndësishme të infrastrukturës, realizimi i të cilëve e tejkalon kapacitetin e secilit vendi individualisht “, njoftohet nga ministria përkatëse.

Comments

comments