Kajakët transparentë

0

Kompania Clear Blue Hawaii ka tërhequr vëmendjen e shumë të apasionuarve ndaj sporteve ujore me kajakët transparentë që mundësojnë një përvojë të re. Modelet Napali dhe Molokin (për një ose dy persona) peshojnë shumë më pak sesa një varkë alumini apo druri. Është e ndërtuar nga materiali polikarbonat, i cili përdoret për prodhimin e qelqit antiplumb.

 

Kajakët i kanë kaluar të gjitha testet e rezistencës, ndërsa testimet e kryera në ishullin e Havajeve, treguan që gjatë ditëve me diell dhe kur deti është i qetë, mund të vëzhgohet sipërfaqja nënujore deri në një thellësi prej 30 metrash . Janë idealë për aventurierë, si dhe për aktivitete sportive për të gjithë kurreshtarët.

Comments

comments