IFA BERLIN: Samsung vazhdon me surpriza!

0

Kompania Samsung sigurisht që është angazhuar dhe ka punuar intensivisht që të prodhojë një llojllojshmëri pajisjesh për t’u shfaqur në IFA expo të këtij viti në Berlin. Më në fund u shfaq i shumë diskutuari Samsung Galaxy Note 4, por edhe një ofertë e gjerë e prodhimeve të tjera të prezantuara nga kjo kompani, që ishin vërtet për t’u admiruar. Koreanët kanë arritur që t’i surprizojnë të gjithë me risinë Galaxy Edge, me syze për realitet virtual Gear VR, dhe gjithashtu u shfaq edhe Gear S në veprim.

Samsung Galaxy Note 4 posedon ekran prej 5.7” QHD Super AMOLED, chipset Snapdragon 805, kamera të pasme 16MP OIS, shasi prej metali, pjesa e pasme në material ngjashëm me lëkurë, në mes tjerash edhe me një laps S-Pen të ri. Duket si një përparim i madh, por Samsung nuk u ndal këtu.

Samsung së fundmi ka aplikuar ekranin e lakuar në formë harku për të cilin kemi dëgjuar për një kohë të gjatë. Ky është sensacioni i Galaxy Note Edge më të ri. Ka të njëjtat veçori si Samsung Note 4, por që ekrani i tij përfundon me një lakim në anën e djathtë të vetë pajisjes me 160px të shtuara. Kjo e bën që Modeli Note Edge të jetë smartphone me rezolucionin më të lartë të ekranit deri më sot.

Seti i pajisjeve Gear VR, i cili bazohet në teknologjinë Oculus, prezanton një mënyrë totalisht të re të përdorimit të smartphone-it tuaj. Vetëm e lidhni me Note 4 tuajin (është e vetmja pajisje kompatibël deri më tani) dhe kështu do integroheni në botën e realitetit virtual, të armatosur me touchpad, butona dhe sensorë që të gjendeni brenda tij.

Së fundmi, u shfaq edhe Ora Gear S Smartwatch. Ka mundësinë e ndërrimit të rripit dhe mekanizmit mbërthyes, funksionon si një pajisje e pavarur, por gjithashtu mund të lidhet me një Galaxy tjetër dhe të funksionojnë si një.

Prezantimi i Samsungut në IFA ishte pa dyshim një shfaqje për t’u vizituar, por shpresojmë se ka vendosur një standard që të tjerët duhet ta tejkalojnë.

Comments

comments