Haxhibeti për shkarkimet: Veprime të papara në skenën politike të Ulqinit

0

Kryetari i Kuvendit Komunal Fuad Haxhibeti, ka deklaruar për televizionin Teuta se shkarkimet e tre zyrtarëve të Komunës kanë shënuar diçka të paparë në skenën politike të Ulqinit, e cila nuk do të kalojë pa pasoja. Haxhibeti tha se në komunë kanë vetëm dy poste politike, ai i kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Komunës, kurse tjerët janë mbi baza profesionale, për angazhimin apo shkarkimin e të cilëve duhet të respektohet ligji i punës.

Siç tha Haxhibeti, edhe më parë ka pasur ndërrime të pushtetit dhe konfrontime politike, por gjithmonë është respektuar ligji dhe kundërshtari politik. Ai gjithashtu theksoi se këto shkarkime  janë në kundërshtim me procedurat ligjiore, prandaj komuna edhe mund të ketë pasoja në të ardhmen.

Sipas Haxhibetit, arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tyre ishte tentativa e kryetarit Gjeka për të kontrolluar komplet sistemin financiar të Komunës deri në zgjedhjet eventuale , çka do të kishte pasoja të rënda për financat e Komunës.

Comments

comments