Haxhibeti: Obstruksionet e kryetarit Gjeka po lënë punëtorët pa rroga

0

Në adresë të portalit tonë kambërritur një deklaratë për media e Kryetarit të Kuvendit Fuad Haxhibeti. Deklaratën po e japim të plotë.

Deklaratë për shtyp

Informoj publikun e gjerë se pavarësisht nga vullneti i mirë i këshilltarëve të Komunës së Ulqinit për të përshpejtuar procedurën e thirrjes së seancës së parlamentit me qëllim të marrjes së vendimeve për zbatimin e huasë, të gjithë këshilltarët mbetën të habitur me kërkesën e Kryetarit të Komunës për tërheqjen e tyre, edhe pse në mbledhjen e kolegjiumit ai kërkoi miratimin urgjent të tyre me arsyetimin  e nevojës së marrjes së kredisë.

Pa hyrë në detajet e sjelljes së kryetarit Fatmir Gjeka, në emër të institucionit që unë drejtoj duhet të them se këshilltarët dhe punëtorët e shërbimeve të Komunës së Ulqinit ka qenë në nivel të lartë me qëllim të krijimit të kushteve për të realizuar  kredinë që ajo jetë sa më efektive në mënyrë që punëtorët marrin pagat e tyre, të cilat edhe i kanë merituar.

Presionet e bëra nga kryetari i komunës  Fatmir Gjeka , nuk kanë të bëjnë asgjë me kredi dhe pagat e punonjësve, sepse pot ë mos ishin opstruksionet e vetë kryetarit ato do të shpërndaheshin ditën e hëne, por janë rezultat i panikut për shkak të mbështetjes së humbur në parlament dhe humbjes evidente të postit të Kryetarit të Komunës.

 

Ulqin: 25.12.2015

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit

Mr. Fuad Haxhibeti

Comments

comments