Glushica pakicave: Na djegin fjalorin dhe na fyejnë Njegoshin!

0

Në Kongresin e URA kryetarja e forumit të gruas Rajka Glushica u drejtua me një fjalim të ashpër ndaj pakicave duke thënë:

“Në këtë shtet është e mundur që në mes të Parlamentit të digjet fjalori i gjuhës kombëtare, e pastaj me  të djegësit si shpërblim për punën e bërë ti jepen funksione të larta shtetërore”.

Duke aluduar ne Nik Gjeloshaj i cili grisi fjalorin e Akademisë Malazeze i cili fyente shqiptarët. Fjalorë i cili u tërhoq pa presioneve të mëdha edhe të pakicave të tjera për shkak të gjuhës së urrejtjes.

“E kemi të qartë se si është e mundur që poetin tonë më të madh të lirisë dhe rezistencës ndaj tiranisë ta shpallin poet gjenocid”.  

Duke aluduar në boshnjakët dhe deklaratën e Adnan Muhoviq që Njegoshi është shkrimtarë gjenocid.

Glushica është akademike nga Nikshiqi dhe njëkohësisht edhe një nga autoret e këtij fjalori antishqiptar dhe kuptohet reagimi i saj dhe autorëve tjerë që ishin në radhët e para në këtë Kongres.

Por i habitshëm është fakti që nga ky kongres ku thirret për unitet kombëtar i të gjithë popujve, përdoren tone të ashpra ndaj pakicës shqiptare, e në të njëjtën kohë një shqiptar behet lider i kësaj partie.

Comments

comments