Gjykata ka kthyer procesin në fillim, Prokuroria hedh poshtë akuzën e Rudoviq

0

Për shkak të disa artikujve të njëanshëm dhe me përplot me informacione gjysmake në disa të ashtuquajtura media lokale, jemi të detyruar për hirë të opinionit të gjërë për të vënë në dukje se është e vërtetë se Gjykata Administrative ka anuluar vendimin e Komisionit, megjithatë, në bazë të atij vendimi, lënda veçse është kthyer komisionit në rishqyrtim dhe nuk iu dha asnjërit prej ofertuesve, përfshirë këtu edhe Rudoviqin,  e drejta e qirasë në objektin e përmendur. Komisioni ka vepruar në përputhje me aktgjykimin dhe ka sjellë një vendim të ri, i cili i dha fund kësaj procedure.

Përveç kësaj, duhet theksuar se Prokurori Special Shtetëror, me vendim KT-S 155/16 të 9.1.2017. vit, hodhi poshtë aktakuzën penale të Rudoviqit kundër anëtarëve të Komisionit për shpërdorim të dyshuar të detyrës. Kjo do të thotë se edhe në qoftë se padia e tij është krejtësisht e pabazë, dhe është një përpjekje e dëshpëruar për të fituar diçka të pamerituar, pasi që nuk arriti me akuza të ndryshme penale dhe fushatë mediatike të diskreditojë anëtarët e komisionit, edhe pse ishte i mbështetur nga disa gazeta dhe portale lokale.

 

KABINETI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË ULQINIT

 

Comments

comments