Gjuha malazeze do të mësohet edhe në Shkodër?

0

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Suad Numanoviq, gjatë vizitës së tij në Shqipëri u takua me ministren e arsimit dhe sportit Lindita Nikolla dhe atë të mbrojtjes sociale Erion Veliaj.

Gjatë këtij takimi u fol për mundësinë e mësimit të gjuhës malazeze, si lëndë fakultative, në shkollat e Shkodrës. Në këtë qytet ekziston një pakicë malazeze.

Gjithashtu u ra dakord që në Komitetin e pakicave të Shqipërisë duhet të ketë një vend edhe për përfaqsuesin e malazezëve.

Përsa i përket studentëve nga Mali i Zi që duan të studiojnë në univerzitetet e Shqipërisë, këtë vit për to janë ndarë 208 kuota.

Ministrat ranë dakord se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe se Shqipëria do të përkrahë antarsimin e Malit të Zi në NATO.

Comments

comments