Gazivoda e do Kriporen për 15 vjet

0

Ish drejtori i kripores së Ulqin, Lubo Gazivoda, e a dorëzuar ofertën për qiramarrjen e kësaj ndërmarrjeje, raporton Vijesti. Ai dje nuk ka dashur ta konfirmojë këtë lajm, por as nuk e ka mohuar. Sipas Vijestit, ofertën e tij Gazivoda e ka dorëzuar të premten me anë të postës.

Siç kemi raportuar më parë, Gazivoda ka shprehur interesim për qiramarrje të kripores dhe ka thënë se do ta bëjë ofertën, e njëkohësisht është shprehur se oferta do ishte më afatgjatë, pasi për shkak të kushteve jo të mira në të cilat kriporja gjendet, qiramarrësi do të mund të arrinte profit vetëm pas vitit të tretë ose të katërt.

Pronari i kripores është Eurofondi, të cilët kanë hapur tender për qiradhënie, pas dështimit të shitjes së kripores.

Comments

comments