Forca uron Ilir Metën si president i ri i Shqipërisë

0

Forca e Re Demokratike i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të ri të Shqipërisë Ilir Meta, i cili sot inaugurohet në postin më të lartë të vendit.

“Uroj që detyrën e presidentit të Shqipërisë do ta ushtroni me përkushtim të plotë për vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërqytetare dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë në përmbushjen e orientimit tonë drejt integrimeve europiane, sidomos në bashkëpunim me subjektet dhe strukturat e shqiptarëve në Mal të Zi”, thuhet në mes tjerash në urimin e nënshkruar nga kryetari Nazif Cungu.

Comments

comments