Fitore!!! Shqipëri – Armeni 2-1

0

 

Shqipëria luajti një ndeshje fantastike, në të cilën dominoi për 90 minuta por  edhe vuajti gjatë për fitoren.

Armenët kaluan në avantazh që në minutën e katërt me një autogol të Mavrajt i cili ishte më shumë pasojë e fatit të keq se sa e lojës së armenëve.

Gjatë gjithë pjesës së parë topi ishtë në këmbët e skuadrës shqiptare por nuk patëm fat kur Cikalleshi, me një gjuajtje nga një kënd i vështirë, goditi shtyllën.

Edhe në pjesën e dytë skuadrë shqiptare po bënte një presion të vazhdueshem por pa rezultat. Në minutën e 70 Hambardzumyan mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të lërë fushën e lojës.

Dalja me karton të kuq e lojtarit armen u dha edhe më shumë shtysë shqiptarëve në sulmet drejt portës kundërshtare. Në minutën e 74 ishte përsëri Cikalleshi i cili goditi shtyllën e djathtë të portës armene me një gjuajtje të rrufeshme nga jashtë zonës.

U desh minuta e 77 dhe krosimi i XhakësMërgim Mavraj të tundte rjetën me një goditje të fortë me kokë. I gjithë stadiumi në këtë moment ishte në delirium.

Edhe pa u qetësuar akoma situata erdhi minuta e 81,  Lenjani u shkëput nga kundërshtari dhe me një krosim perfekt  gjeti kokën e Shkelzen Gashit i cili nuk hezitoi të shënojë duke ekzaltuar stadiumin e përplotë në Elbasan dhe miliona shikues pranë ekraneve të televizorit.

Pas një sulmi në minutën e 90 armenët përpak barazuan, por Koryan në vend të rrjetës goditi shtyllën. Barazimi do të ishte shumë i padrejtë për skuadrën shqiptare pasi treguan lojë shumë më të mirë se armenët.

Në këtë fitore të madhe duhet të përmendim edhe tifozat e shkëlqyer të kombtares, shumë prej të cilëve edhe nga Ulqini, të cilët ishin lojtari i 12 i skuadrës.

Disa foto të tyre mund ti shihni më poshtë.

 

Comments

comments