Fiton çmimin Intel: Një “Dron” unik

0

Një byzylyk që mund të montohet dhe të shndërrohet në “dron” me kamerë për të fotografuar “selfie” ka fituar çmimin e Intel-it me temën “Bëje që të vishet” me një shumë prej 500.000 dollarësh. Paratë e fituara jepen me qëllim që shpikësit ti ndihmojë që prototipin ta qesin në treg.

Themeluesi i ekipit Nixie është Christoph Kohsall, një hulumtues i doktoruar në Univerzitetin Stanford. Ekipi ka shpikur një “dron” minijaturë me kamera të inkuadruar, e dizenjuar që të mbahet si byzylyk me një set rrypash që e mbështjellin rreth dorës. Përdoruesi nëpërmes gjesteve, e bën që Nixie të fluturojë, të fotografojë në ajr, dhe kthehet prap – sikur bumerang – dhe mbështjellet tek dora e përdoruesit dhe sinkronizohet me smartphone të përdoruesit. Nixie gjithashtu është e dizenjuar për fotografim në mënyrën Panorama të sillet hark prej 360 shkallësh, me mënyrë Përcjellje që ta përcjellë përdoruesin në lëvizje, dhe për mënyrë levitim në një vend.

Jelena Jovanoviq, drejtorja operative dhe Projekt Menaxherja e Ekipit Nixie, thotë që Kohstall, që ka doktorat në fizikë eksperimentale, i tha se ka idejë ta krijojë një quadkopter i cili mund të mvishet rreth dorës, një byzylyk fluturues. Ai tha, “Duhet të kesh aftësinë ti thuash, me gjestikulim, që quadkopteri të lançohet… pajisja e di se ku gjindesh, sillet dhe të fotografon, dhe kthehet prap tek ti. Mund ta kapësh nga ajri, dhe ta vednosësh në dorën tënde.”

Ai theksoi se prototipi u përgatit me chip Intel. Të gjithë garuesit përdorën platformën Intel Edison, thotë Damon Poeter nga PCMag. Edison është çip i vogël për pajisje të vogla që vishen.

Vendin e dytë në këtë garë e mori Open Bionics, një dorë prostetike robotike. U përdorën printerë 3d me çmim të ulët printerë me efiçencë të lartë për printim dhe skanim për prodhimin e pajisjeve të improvizuara për persona të amputuara.

Vendin e tretë e zë ProGlove, “pajisje prodhuese” që përdoruesi të punojë më shpejtë dhe më lehtë.

Intel thotë se konceptet janë kontrolluar dhe janë gjykuar në pesë nivele në bazë të fuqisë kreative dhe potencialit që të ndikojnë në botë në mënyrë pozitive.

Nixie është ende duke u perfeksionuar. Jovanoviq tha gjatë intervistës tek Fox Business se “Jemi duke përparuar shpejtë.” Kate Collins nga Wired.co.uk thekson se “droni” është i “shpikur parimisht për personat që i ngjiten maleve dhe aventuristëve tjerë dhe antuziastëve sportiv.” Çmimi i fituar, tha ajo, do përdoret për përmirësimin e propelerëve, navigacion dhe minijaturizim.

Agjensia Reuters e citoi drejtorin ekzekutiv të Intel-it Brajan Krzaniq tek marrja e çmimit në fillim të kësaj jave. “Ky ishte një eksperiment i cili kiste qëllimin e testimit të asaj se çfarë mund të bëhet në këtë lami” tha ai “dhe që të shohim se çfarë llojë kreativitetit mund të gjenerojmë.”

Comments

comments