Fiton arsyeja: Gvozdenoviq deyrohet të tërheq propozim-ligjin për të Mirat Detare

0

Për shkak të një numri të madh amandamentesh (rreth 90), dhe kur u pa qartas se ato të cilët i përkisnin paprekshmërisë së pronës private në zonën e lumit Buna, plazhe, mole, ponte, lidhëze barkash dhe zona tjera pranë bregut do të kalonin votimin, ministri Gvozdenoviq u detyrua të tërheq ligjin skandaloz për të Mirat Detare.

Ligji nuk kishte mbështetje as nga disa deputet të shumicës, kurse Obrad Gojkoviq i PPS (SNP) kërkoi që Gvozdenoviq të japë dorëheqje, pasi dy vjet i ka mbajtur banorët e qyteteve bregdetare në frikë të humbjes së pronës.

Nga ana e vet Gvozdenoviq u mbrojt se ai nuk merret me politikë por vetëm me anët teknike të ligjit, dhe se i vjen keq që nuk u arrit një marrëveshje.

Ky ligj i cili parasheh mundësinë e vendosjes së pronës private nën të Mirat Detare, do ti mundësonte qeverisë marrjen e kësaj prone kurdoherë që do ta cilësonte si interes për vendin. Dhe kjo marrje do të kryhej automatikisht, pa pagimin e dëmshpërblimit, i cili eventualisht do të paguhej dikur më pas.

Një propozim ligji i konceptuar në këtë mënyrë, mund vetëm të dalë nga kuzhina e ministrive tejet të paafta të qeverisë malazeze, pasi edhe avokatët më diletant do të fitonin lehtë cdo cështje pranë gjygjit për të drejtat e njeriut në Strazbur, në rast se qytetarët do të ankoheshin për marrjen e pronës në këtë mënyrë.

 

Comments

comments