Fillojnë punimet ne rrugën Ulqin – Krythe.

0

Aksi rrugorë i shumëpritur Ulqin – Krythë fillon punimet. Sot kryetari i komunës Nazif Cungu ishte në vizitë në terren duke përcjellë përgatitjet përfundimtare. Ai në profilin e tij ne facebook shkruan:

“Rruga e shumëpritur Krythë – Ulqin më në fund po fillon të realizohet. Sot përcjella përgatitjet përfundimtare për fillimin e ndërtimit të kësaj rruge që ka për të pasur një ndikim të madh në jetën e qytetarëve të komunës sonë. Punimet kanë për të zgjatur një vit. Jam i sigurtë që së bashku do ta përmirësojmë edhe më shumë infrastrukturën e Komunës së Ulqinit duke ndërmarrë projekte të tjera të rëndësishme si ky.”

Ky aks rrugorë është i rëndësishëm për ekonominë e Ulqinit pasi pjesa më e madhe e turistëve vijnë nëpër këtë rrugë dhe që përmirësimi i kësaj rruge do të ndihmojnë edhe në përforcimin e marrëdhënieve tregtarë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Më fillimin këtyre punimeve mbarojnë edhe spekulimet e subjekteve të vogla politike që vazhdimisht kanë shprehë skepticizëm për ndërtimin e kësaj rruge.

This slideshow requires JavaScript.

 

Comments

comments