Festivali i kllapave dhe panairi i artizanateve, 08-09.09.2017

0

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me OJQ Globus dhe me shoqatën e kllapave të Malit të Zi, organizojnë festivalin e kllapave dhe panairin e artizanateve i cili po mbahet për të 10 herë në qytetin tonë me 8 dhe 9 shtator 2017.
Festivali i kllapave do të mbahet me 08 shtator ku hapja solemne do te behet në ora 19.30 në shetitoren e Plazhit të vogël dhe do të marrin pjesë Kastel Nuovo nga Herceg Novi, Bisernice Boke nga Kotorri, Maris nga Kotorri, Harmonija nga Budva, O dive bel Canto nga Berane, Veselice nga Podgorica, Jadran nga Tivati, Jedinstvo nga Tivari dhe Kalimera nga Ulqini.

Kllapat e Malit të Zi afirmojnë kulturën nacionale muzikore dhe prezentojnë pasuritë muzikore të Malit të Zi. Punimet e tyre ja paraqesin të gjithë qytetareve, miqëve dhe mysafirëve që qëndrojnë në vendin tonë dhe në këtë mënyrë mund të njihen me kulturën, muzikën dhe traditën e qyteteve tona. Në të njëjtën kohë poashtu në shetitore do të mbahet panairi i artizanateve ku do të kemi një numër të madh ekspozuesish nga vendet e ndryshme rajonale që do të zgjasë me 08 dhe 09 shtator.

Mirë se vini !!!

Comments

comments