Fërkime në ajër mes NATO-s dhe Rusisë

    0

    Dy Avionë luftarak të klasit të pare paten një kontakt të afërt kur një MIG-31 i prodhimit rus u vërsul Avionit luftarak norvegjez F-16 dhe e preu mu para hundëve, duke e detyruar pilotin e NATO-s që të largohet me një devijim të mprehtë për ta evituar.

    Luftaraku rus F-16 kaloi në një distancë jo më të madhe se 20 metra, duke shkaktar reaksionin e pilotit Novegjez që të ragojë i hutuar “Çfarë është kjo?!” para se u sjell në një anë me vrull. Incidenti ndodhi në veri të Norvegjisë mbi ujra ndërkombëtare, dhe data e saktë e këtij incident është e panjohur.

    “Nuk jemi të sigurtë a ishte një kalkulim i gabueshëm apo ai me qëllim u vendos në vijën e F-16 ës tonë,” – Tha  zëdhënësi i Forcave Ajrore Norvegjeze Brynjar Stordal agjencisë së lajmeve AFP, duke shtuar se “sjellja e pilotit rus nuk ishte normale.”    

    Forcat Ajrore Norevegjeze iu desh ti dalin në pritë aeroplanëve lufttarak rus 42 herë këtë vit dhe 42 herë në 2013-ën. Ky numër ishte konstant gjatë pesë viteve të fundit.

    Kur avionët luftarak të NATO-s u dalin pritë avionëve luftarak rus bombarderë apo avionëve tjerë luftarak, apo anasjelltas, pilotët janë zakonisht të kulturuar dhe mbajnë distancë. Incidenti i fundit me afërsi të rrezikshme ndodhi me 2012, kur një MIG-31 rus u afrua në një afërsi “të pakëndshme” ndaj avionit luftarak norvegjez vëzhgues Orion në qiell mbi Detin e Barencit.

    Mikoyan Mig-31 (emri i koduar i NATO –s Foxhound) është avion pritës supersonik, aktualisht avioni më i shpejtë botëror në shërbim.

    Pasiqë Forcat Ajrore të SHBA-ve dekomisionuan avionin luftarak Lokheed SR-71 Blackbird, i cili arrinte shpejtësinë e pak më shumë se 3.2 mach (3.540 km/orë), dhe MIG-31 me shpejtësi prej 3.000 km/orë mbetet fluturakja më e shpejtë e pilotuar në shërbim.

    Prodhimi i MIG-31 është ndaluar në 1994 dhe programi për modernizim të të gijtha këtyre avionëve të operuar nga forcat e armatosura ruse është momentalisht në zhvillim e sipër.

    Norvegjia posedon 72 avionë luftarak Falcon, prej të cilëve së paku dy janë të gatshëm për ngritje dhe pritë të shënjestrave ajrore në çdo kohë. Të gjitha avionët Norvegjez F-16 janë prodhuar në mes të 1980 dhe 1984.

    Comments

    comments