FED Cup: Wozniacki starton me fitore të bindshme (foto)

0

Dje dhe sot u zhvilluan ndeshjet e para të turneut të tenisit për femra FED Cup që po mbahet në Ulqin.

Fushat e klubit të tenisit “Bellevue” mikpritën tenistet e kombëtareve të Grupit III të zonës Euro/Afrikane, ato të Malit të Zi, Greqisë, Lituanisë, Armenisë, Qipros, Islandës, Norvegjisë, Danimarkës, Mozambikut, Algjerisë, Namibisë, Moldavisë dhe Maqedonisë.

Vëmendjen më të madhe të publikut e tërhoqi padyshim edhe ylli i këtij turneu, numri 5 në rënditjen botërore, danezja  Caroline Wozniacki. Ajo u prit me duartrokitje të shumta nga tifozat e pranishëm të cilët nuk ngurruan të fotografohen me tenisten e njohur ose ti kërkojnë nga një autograf.

Ajo nuk pati probleme ndaj rivales së saj nga Algjeria Ines Ibbou duke fituar bindshëm 6-2 6-1. Edhe pse algjerianja në momente tregonte tenis të bukur, ishte e qartë se nuk mund ti krijonte probleme serioze danezes me përvojë.

Më poshtë po japim rezultatet e këtyre dy ditëve.

 

Group III Europe / Africa

Grupi A

Qipro    3     Lituania       3

Island   0     Island           0

 

Grupi B

Greqia           3        Mali i Zi      1

Armenia       0        Armenia     0

 

Grupi C

Norvegji   2        Danimark    3

Algjeri      1        Algjeri           0

 

Grupi D

Namibia        0      Moldavia         3     Namibia          2

Maqedonia   3      Mozambiku     0     Mozambiku    0

 

Moldovia                     2

Maqedonia                 1

 

This slideshow requires JavaScript.

 

Comments

comments