FED Cup: Dita e fundit e turneut. Kualifikohen Danimarka dhe Lituania

0

Sot, turneu FED Cup i kombëtareve të tenisit për femra, gjegjësisht zona  Euro-Afrikane Grupi i III, uli siparin e vet. Në tri ndeshjet e planifikuara për sot tenistet treguan lojë shumë të bukur, duke kënaqur qindra të pranishmit në tribunat e klubit “Bellevue”.

Përvec publikut të shumtë, sot ishin të pranishëm edhe mediat e ndryshme televizive, pasi luheshin ndeshjet kualifikuese dhe në njërën prej tyre luante edhe numri 5 në rënditjen botërore Caroline Wozniacki.

Ndoshta pak papritur spektaklin më të madh e dhuroi ndeshja e parë ndërmjet grekes Despina Papamichail dhe danezes Karen Barbat. Pas setit të parë i cili shkoi në favor të danezes me rezultatin 7-5, grekja nuk u dorëzua por me një lojë agresive dhe topa të saktë arriti ta fitojë setin e dytë 6-3. U desh tie break që të vendos fituesen, pasi në setin e 3 të dyja tenistet treguan lojë të shkëlqyer duke merituar duartrokitjet e publikut disa herë me radhë. Në tie break, më e sigurtë ishte loja e danzes, e cila arriti ta fitojë atë 7-4 dhe gjithë ndeshjen 7-5 3-6 7-6.

Në ndeshjen e dytë, Wozniacki nuk pati probleme me greken Maria Sakkari. Përvec fillmit, kur tenistja greke arriti të mbahet në lojë deri në rezultati 3-3, më vonë danezja e ngriti nivelin e lojës dhe triumfoi bindshëm 6-3 6-0.

Përvec Danimarkës u kualifikua edhe Lituania e cila fitoi ndaj Moldavisë 2-1.

Më poshtë mund të shihni rezultatet e ditës së sotme.

 

Danimarke   –   Greqi     2   –   0

Karen Barbat   –  Despina Papamichail               7-5 3-6 7-6(7-4)

Caroline Wozniacki   –   Maria Sakkari                6-3 6-0

 

Lituani   –   Moldavi      2   –   1

Akvile Parazinskaite   –   Aleksandra Perper       7-5 6-2

Lina Stanciute   –   Daniela Ciobanu                   1-6 4-6

Parazinskaite/Stanciute   –   Perper/Helbet         6-4 6-4

 

Për vendet 5-8

Qipro   –   Maqedoni   1   –   2  

 

 

This slideshow requires JavaScript.