Dr. Buriq: Buna është mbyllur për shkak të lumit Drin, Buna nuk është “bombë ekologjike”

0

Në një intervistë në PortalAnalitika dr. Mihajlo Buriq, eksperti për hidrologji thot që Lumi Buna është mbyllur për shkak të limit Drin, dhe që Buna nuk mund të jetë “bombë ekologjike”.

E dimë me saktësi që fuqia erozive e Drinit është e madhe. Ajo derdhet në liqe dhe shkakton vërshime. Kështu që prurja e lumit Buna është prurja e lumit Drin dhe kjo është shkaku kryesorë dhe kjo ndodhë me proces natyror nëpërmes valëve nga hidrocentraleve dhe tjetër.

Ai ndër të tjerë thotë që shtëpizat në Bunë mund të ndikojnë në kualitetin e ujit për shkak të derdhjeve sanitare si pasojë e rregullimit joadekuat të ujërave te zeza por nuk kanë lidhje me mbylljen e grykës së Bunës.

Në pyetje a është Lumi Buna bombë ekologjike Buriq shprehet: Bombë ekologjike është term në modë në kohë të fundit dhe është i pakuptimtë. Do ishte mirë që media të bëjnë intervista me persona me të arsimuara, me dijeni, që kanë licenca dhe referenca për mendime rreth mbrojtjes së mjedisit e jo me ato që prapagojnë skenarë katastrofale me të cilën hutojnë qytetarët dhe largojnë nga e vërteta.

Ditëve të kaluara disa aktivistë nga shoqëria civile kanë alarmuar për katastrofë ekologjike duke akuzuar pushtetin vendorë që nuk bashkëpunon me ekologë dhe peshkatar për zgjidhjen e këtij problemi.

Comments

comments