Dnevne Novine: Beçanoviq nuk ka asnjë punim shkencor!

0

Tatjana Beçanoviq, kryetarja e grupit punues për punimin e fjalorit, të cilës është dhënë përgjegjësia e përpilimit të fjalorit të CANU, vitin e kaluar nuk i është dhënë titulli i profesorit të rregullt në Univerzitetin e Malit të Zi sepse nuk plotësonte kushtet e duhura, shkruan e përditshmja Dnevne Novine.

Në Univerzitetin e Malit të Zi një nga kushtet për kandidatët që konkurrojnë për profesor të rregullt është që të ketë punime në revista shkencore në bazën e Scopus, SCI, SCIE, dhe A&HCI. Në tabelën e profesoreshës Beçanoviq në fushën e punimeve është ZERO. Pra Beçanoviq nuk ka asnjë punim në këto revista shkencore.

Përveç këtij fakti, më maj të vitit të kaluar 18 studentë të fakultetit filologjik të Nikshiqit iu drejtuan Universitetit duke kërkuar që ti mbrojnë nga kërcënimet në bazë nacionale. Ngjarje për të cilën Beçanoviq po gjykohet para gjyqit të nderit të Universitetit të Malit të Zi, raportohet në të njëjtën gazetë.

Pra shtrohet pyetja se si një profesor i larguar nga Universiteti për jo kompetencë, me veprime tendencioze nacionaliste delegohet për kryetare të grupit për punimin e një fjalori aq të rëndësishëm dhe në këtë rast kaq ofendues për shqiptarët dhe muslimanët.

I qartë është vetëm fakti që mbrapa saj qëndron subjekti politik URA i cili mbron veprimet e saja në CANU dhe njëkohësisht e delegon me postin e zëvendës ministres së kulturës.

Comments

comments