Dervishi: Nuk jemi komplet të kënaqur me përgatitjen e sezonit

0

Sekretari për veprimtari komunale Avdulla Dervishi, deklaroi në një intervistë për TV Teuta se nuk është komplet i kënaqur me rezultatet e arritura në përgatitjen e sezonit turistik.

Sipas tij, problem kryesor janë parkingjet, ku nuk janë rritur të formohen hapira të reja dhe shtimi i numrit të tyre.

Dervishi tha se elaborati për caktimin e vendit të parkingjeve është hartuar por ai duhet së pari të kalojë procedurën e Kuvendit.

Ai tha se janë zbutur disa probleme në këtë drejtim me vendosjen e shtyllave përgjatë trotuarëve të bulevardit Skenderbeu. Edhe pse disa qytetarë të papërgjegjshëm kanë bërë shkuljen e disa prej tyre, së shpejti do të zvendsohen me të reja, tha Dervishi.

Sinjalizimi veritkal, tha Dervishi, është i kënaqshëm por ai horizontal akoma nuk është përfunduar. Në proces janë edhe riparimet e semaforëve, kurse stërpikja e palmave tashmë është kryer nga qendra “Veterinum”.

Comments

comments