Deklarata shqetëuese e gjeneralit maqedonas. Televizioni pro-qeveritar e fshin (video)

0

Ilija Nikolovski, gjeneral në pension dhe ish komandant i Korpusit të dytë, në një intervist për “Kanal 5” dha një analizë të tijën për situatën në Kumanovë por që u ndërpre në mes nga televizioni pro-qeveritar.

“Nuk mund të them pasi nuk kam informacione të mjaftueshme kush janë njerëzit por shjegimi i shumë specialistëve dhe profesionistëve është se po bëhet fjalë për të paguar, që është kontradiktore me atë që thotë Qeveria. Në këtë krizë të madhe eknomike në rajon nëse dikush mund të shkoj në Afganistan, Siri dhe vende të tjera shum më lehtë do të vinte të luftoj në Maqedoni dhe të tërhiqej. Nuk e di kush është organizatori por si duket disa punët i dolën nga kontrolli. Interesi kombëtar i shqptarëve në Kosovë dhe Maqedoni nuk është të bëjnë luftë”, është shprehur gjenerali Nikolovski, por videoja u fshi menjëherë nga “Kanal 5”.

 

Comments

comments