Deklarata e Abazoviqit zgjon reagime tek shqiptarët e malit të zi

0

Deklarata e deputetit Abazoviq me rastin e ditës së shtetësisë së malit të Zi ku cilësoi Kongresin e Berlinit si dita më  e rëndësishme e Malit të Zi zgjoj revolt të madh në rrjetët socjale nga ana e shqiptarëve.

Reagimet nepër Facebook u komentuan edhe në portalin malazez Ul-Info ku komentet në Facebook i konsidoroj si kërcënim me vdekje pasi që njëri nga komentuesit shkruan “Ky është tradhtar, e ka hallall një plumb në lule të ballit”. 

Deputeti Abazoviq për këtë portal deklaron “E kam pare vetëm atëherë kur miqtë e mi ma treguan. Edhe pse jemi mësuar me imputimet e ndryshme të “Informerit të Ulqinit” tash një periudhë të gjatë, kjo është tepër. Do ti drejtohem Agjencisë për medie elektronike, e ndoshta edhe prokurorisë që të ndërmarrin masat nga kompetencat e tyre”, ky ishte komenti i tij në lidhje me shkrimin e portalit tonë që ka përcjellë deklaratat e tija në lidhje me Kongresin e Berlinit. Të njëjtin reagim e ka përcjellë edhe gazeta pro-serbe DAN.

Pas disa deteve komentuesi e fshiu këtë koment pas kërcënimeve që do ti drejtohet prokurorisë dhe agjencisë për media. Portali ynë fton lexuesit që te jen të moderuar në komentet dhe ftojmë që edhe portalet tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Por neve nuk na ndalon të drejtën të shkruajmë dhe të qesim në pah deklaratat e të gjithë atyre që fyejnë historinë e të parëve tanë që luftuan për lirinë e trojeve tona dhe për respektin e gjithë shqiptarëve anembanë trojeve Shqiptare që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit.

Lidhja e Prizrenit është ngjarja më rëndësishme e Shqiptarëve në këto troje dhe rasti kur shqiptarët anë e mbanë pa dallim feje dhe krahine u bashkuan për çlirimin e trojeve tona.

Për këtë edhe mund të na kërcënoni në Facebook, Twiter, Instagram SnapChat. Ku të doni. As nuk do të ju fshijmë komentet e as nuk do ju lajmërojmë në prokurori.

Comments

comments