Dëbora bllokon rrugët

0

Në rrugën Rozhajë-Kullë, për shkak të dëborës, komunikacioni është i ndaluar për kamionat dhe maunet. Gjithashtu organet parkatëse u kanë bërë thirrje drejtuesve ta automjeteve tjera që të kenë kujdes të veçantë në këtë pjesë, dhe të mos nisen pa pajisjet e nevojshme dimërore.

Edhe në “Rrugën e Kombit” dëbora u ka shkaktuar vështirësi automjeteve që qarkullonin nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas.

Në segmentin “Tunel-Fushë Dukagjin” u nevojit ndërhyrja e borëpastruesve që komunikacioni të vijojë normalisht. Edhe në këtë rrugë përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm.

 

Comments

comments