Cungu: Nuk ka nevojë për shkurtimin e mandatit

0

Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu  ne një deklaratë dhënë për  të përditëshmen  malazeze “Dnevne novine” , ka theksuar se Ulqin nuk ka nevojë për  zgjedhje të parakohëshme  lokale, dhe se ato duhen të mbahen në afat. “Koalicioni ynë ka përgatitur  për një vite  e gjysëm një  numër të madh të projekteve investuese ku realizimi i tyre fillon pas sezonit turistik, prandaj ne i konsiderojmë ato si një prioritet për t’u kushtuar fillimit të ndërtimit të projekteve të shumëpritura infrastrukturore që përfaqësojnë shtyllën kurrizore të zhvillimit të komunës së Ulqinit dhe njëkohësisht fillimin e duhur për sezonin e ardhshëm turistik.

Ne konsiderojmë se nisja  e aktiviteteve të inicuara kërkon angazhimin e plotë të të gjitha subjekteve  që formojnë pushtet në Komunën e Ulqinit,  dhe fushata elektorale do të pengonte  dinamikën e tyre, prandaj konsiderojmë se nuk ka nevojë të shkurtohet mandati i këtij pushteti  dhe zgjedhjet duhet të mbahen në  afatin  e rregullt ”, tha Cungu për të përditëshmen  “Dnevne novine” .

Prej Partisë  Demokratike të Socialistëve njoftojnë  të kundërtën dy ditë më parë – zgjedhjet duhen që të mbahen së bashku me zgjedhjet në Petnjicë, Ulqin dhe Mojkovac , kurse Kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Ljoro Nrekiq  tha, se nëse PDS-ja  vendos që zgjedhjet do të mbahen në nëntor, atëherë ata do të mbahen.

Cungu, megjithatë, beson se vlerësimet e tilla nuk mundë të prishin marrëdhëniet në koalicion. Thotë që ky është partneritet strategjik dhe afatgjatë në nivel  lokal dhe shtetëror, dhe shton se propozimet e përbashkëta nuk janë përfundimtare.

“Propozimi i PDS-së  që zgjedhjet lokale të mbahen paralelisht me tri komunat e tjera është praktike dhe nuk pasqyronë  pakënaqësinë  mbrenda koalicionit dhe unë mendoj se nuk do të insistojnë me këmbëngulje në atë datë” , përfundoi Cungu.

Comments

comments